Shifra të larta të infektuarish me Covid, humbin jetën 78 persona në Greqi

Evropë

Shifra të larta të infektuarish me Covid, humbin jetën 78 persona në Greqi

Më: 7 janar 2022 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Greqia vijon që të shënojë  një numër të lartë të rasteve të reja të të infektuarve me Covid.

Sipas raportit të fundit të autoriteteve shëndetësore janë konfirmuar të infektuar me  Covid 29 334 raste të reja dhe 78 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë vijojnë të jenë në gjendje  të rëndë në spital 632 persona mes të cilëve 58.1 % janë meshkuj dhe mosha mesatare e tyre është 64 vjeç.

Nga pacientët e intubuar, 538 (85.13%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 94 (14.87%) janë plotësisht të vaksinuar. 

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i personave të infektuar me Covid është 1 451 354 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 21 263 pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat