Kancelari austriak Karl Nehammer rezultoi pozitiv me koronavirus të premten pasi me sa duket ishte infektuar nga një anëtar i ekipit të tij të sigurisë, tha zyra e tij.
Kancelaria tha se Nehammer aktualisht nuk ka simptoma dhe po punon i karantinuar nga shtëpi, shkruajnë mediet e huaja.
Ai tha se ka marrë tre vaksina kundër COVID-19 dhe shtoi më tej se gruaja dhe fëmijët e tij rezultuan negativë.
“Nuk ka asnjë arsye për shqetësim – jam mirë,” citoi kancelaria të thoshte Nehammer në një deklaratë.
“Apeli im është ende: shkoni vaksinohuni, merrni një dozë përforcuese – që do t’ju mbrojë me probabilitet të lartë kundër sëmundjeve të rënda.”