Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss i ka bërë një thirrje Rusisë për t’i dhënë fund aktivitetit të saj keqdashës ndaj Ukrainës, ndërsa NATO ka paralajmëruar Moskën se do të paguante një çmim të madh nëse sulmonte fqinjin e saj.
Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, tha se, “rreziku i konfliktit është real nëse Rusia nuk ul tensionet dhe nuk i jep fund veprimeve të saj agresive".
Ministrat e Jashtëm të NATO-s zhvilluan bisedime virtuale të premten ku diskutuan grumbullimet e trupave ruse pranë kufirit, përpara një jave absolutisht kritike për paqen dhe sigurinë në Evropë.
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të mblidhen në Gjenevë të dielën në një përpjekje për të zbutur krizën përpara se ajo të përshkallëzohet në një konflikt të plotë ushtarak.