Ndërron jetë Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli

Evropë

Ndërron jetë Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli

Më: 11 janar 2022 Në ora: 07:13
David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Evropian, socialdemokrati italian David Sassoli, ka ndërruar jetë gjatë natës së mbrëmshme në vendlindje, në moshën 65-vjeçare. Përfaqësuesi i Presidentit të Parlamentit Evropian, Roberto Cuillo ka bërë të ditur lajmin e trishtë. Sassoli ishte i shtruar në një spital në Aviano-s, të Italisë, aty ku dha dhe frymën e fundit.

“David Sassoli vdiq më 11 janar në orën 0:15 në qendrën onkologjike të Aviano-s, Itali, ku ishte i shtruar në spital” që nga fundi i dhjetorit, njoftoi përmes Twitterit përfaqësuesi.

Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Sassoli anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare.

Presidenti i PE u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Në shtator,  Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rifilloi detyrat e tij politike në nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat