​Gjykata e BE-së: Bullgaria shkel normat evropiane me ligjin e përgjimeve

Evropë

​Gjykata e BE-së: Bullgaria shkel normat evropiane me ligjin e përgjimeve

Më: 11 janar 2022 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur se ligji bullgar për përgjimet sekrete shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, njoftoi sot institucioni evropian.

Një gjykatë në Strasburg iu kërkua të vlerësonte ligjin bullgar mbi mbikëqyrjen e vitit 1997, si dhe disa nene të ligjit penal të vendit, përcjell AP.

Në deklaratën e sotme, gjykata theksoi se “normat ligjore që rregullojnë sferën e përgjimit sekret nuk plotësojnë kriteret e cilësisë së ligjit” të përcaktuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe qeveria bullgare “nuk ka qëndruar vetëm në mbikëqyrjen e nevojshme”.

Në vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut thuhet se legjislacioni bullgar për përgjimet sekrete, i cili rregullon përgjimin dhe vëzhgimin, është i cilësisë së dobët dhe nuk mund të garantojë kriteret e shoqërive demokratike për respektimin e privatësisë së qytetarëve.

Çështja u iniciua në vitin 2012 nga dy avokatë bullgarë, Mikhail Ekemdzhiev dhe Alexander Kashamov, së bashku me dy grupe të të drejtave të njeriut, por çështja është përditësuar me prova të reja të përgjimit të fshehtë gjatë dekadës së fundit.

Vitin e kaluar, një komision i posaçëm parlamentar zbuloi një nga skemat më të mëdha të përgjimeve në historinë e Bullgarisë.

AP kujton se në atë kohë u konstatua se bisedat telefonike të më shumë se 900 qytetarëve, përfshirë gazetarë, politikanë dhe aktivistë të organizatave të të drejtave të njeriut, gjatë protestave disamujore kundër korrupsionit që përfundimisht çuan në rënien e qeverisë së qendrës së djathtë bullgare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat