Edhe një herë Papa Françesku vendosi të “thyejë” protokollin, me gjithë spontanitetin që e karakterizon.
Mbrëmjen e së martës, 11 janar, Papa shkoi në një dyqan diskografik në qendër të Romës, pranë sheshit ku ndodhet Panteoni.
Në këtë mënyrë ai donte të vizitonte pronarët e dyqanit, me të cilët kishte krijuar marrëdhënie miqësore përpara se të zgjidhej Papë.
Mediet italiane shkruajnë se Papa u kishte thënë se do t'i vizitonte sërish dhe mbrëmë gjeti rastin për të mbajtur premtimin.
Papa qëndroi brenda dyqanit për dymbëdhjetë minuta dhe u kthye në Vatikan me një dhuratë që i dha çifti i dyqanit, një disk muzike klasike.
Si gjithmonë, edhe për këtë lëvizje Papa Françesku zgjodhi një makinë modeste.