​Franca regjistron mbi 360 mijë raste të reja me COVID-19

Evropë

​Franca regjistron mbi 360 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 12 janar 2022 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Në Francë në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus 361.719 persona, ndërsa kanë vdekur 249 pacientë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Presioni ndaj spitaleve është në rritje, pasi në 24 orët e fundit janë shtruar 2.806 persona, ndërsa në spitale janë gjithsej 23.900 persona.

Prej disa ditësh më shumë se 300 mijë persona janë infektuar në baza ditore.

Nga pacientët e shtruar në rianimim janë transferuar 381 persona, ndërsa gjithsej 3.985 prej tyre.

126.305 persona kanë vdekur në Francë që nga fillimi i epidemisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat