Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e 13 janarit në qytetin e Athinës, Greqi.
Vëllai i deputetes së partisë Demokracia e Re, Katerina Monogyou ka ndërruar jetë, pasi makina me të cilën po udhëtonte ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një pemë. Në momentin e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët.
Sipas medieve greke kjo ishte xhiroja e parë dhe e fundit e 45-vjeçarit, pasi mësohet se viktima kishte blerë makinën tip "Ferrari" vetëm një ditë para aksidentit tragjik.
Brenda Ferrarit ndodhej edhe bashkëshortja e biznesmenit 45-vjeçar, e cila i shpëtoi vdekjes, duke dalë nga dritarja e makinës pak para se mjeti luksoz të përfshihej nga flakët.
Bashkëshortja, e cila arriti të dalë nga makina dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikeas.
Mësohet se 45-vjeçari është nxjerrë nga makina nga një shofer rastësor, i cili ndodhej pas Ferrarit dhe pa aksidentin fatal nga afër.
Xhorxhis Monogyios ishte baba i dy fëmijëve , të cilët për fat të mirë nuk ndodheshin në automjetin luksoz.