Qindra demonstrues janë mbledhur në Londër për të protestuar kundër projektligjit të diskutueshëm “Policia, Krimi, Dënimet dhe Gjykatat”, i cili do t’i jepte policisë britanike kompetenca më të mëdha për të goditur protestat përçarës.
Mirëpo, kritikët thonë se kufizon ashpër të drejtën për protestë paqësore.
Marshime të ngjashme u zhvilluan në disa qytete të tjera të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të koalicionit “Kill the Bill”, përpara një votimi vendimtar mbi projektligjin në Dhomën e Lordëve të hënën.
“Kill the bill” nga anglishtja do të thotë dështim i projektligjit dhe ka si synim pikërisht mosdhënien e kompetencave “të tepërta” sipas protestuesve te policia.