Një person ka humbur jetën nga shpërthimi i një automjeti në rrugën Partizanski put në Podgoricë, raportojnë mediat lokale.
Këtë e kanë konfirmuar për “Vijesti” nga Administrata e Policisë.
Institucioni i sigurisë nuk bëri të ditur identitetin e personit që humbi jetën.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 10.