Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko u kthye të hënën në Ukrainë për t'u përballur me gjykatën për akuzat për tradhti që ai beson se janë të motivuara politikisht, raporton AP.
Në aeroportin e Kievit, ku mbërriti me një fluturim nga Varshava të hënën në mëngjes, Poroshenko u prit nga disa mijëra mbështetës brohoritës. Disa mbanin pankarta ku shkruhej "Ne kemi nevojë për demokraci" dhe "Stop represioneve".
Nga aeroporti, Poroshenko u drejtua drejtpërdrejt në gjykatë, e cila do të vendosë nëse do ta caktojë atë në paraburgim në pritje të hetimeve dhe gjykimit.
Një prokuror ka pretenduar se Poroshenko, pronar i perandorisë së ëmbëlsirave Roshen dhe një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës, ishte përfshirë në shitjen e sasive të mëdha të qymyrit që ndihmoi në financimin e separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore në 2014-15.
Pasuritë e Poroshenkos janë ngrirë si pjesë e hetimit të tij mbi akuzat për tradhti të lartë. Ish-udhëheqësi i Ukrainës përballet me 15 vjet burg nëse shpallet fajtor.