Temperaturat minimale kanë mbërthyer prej muajsh Ukrainën Lindore, por fronti në këtë zonë është më i nxehtë se kurrë, nën kërcënimin e vazhdueshëm të shpërthimit të konfliktit nga momenti në moment.
Për momentin, mes ushtrisë së Ukrainës dhe separatistëve prorusë ka një armëpushim që shkelet sporadikisht nga të shtëna, goditje artilerie, apo sulme me dronë, por një luftë frontale mungon.
Konflikti ka ngrirë bashkë me dëborën mes kampit ukrainas dhe rebelëve prorusë më në lindje. Vija ndarëse e tensionuar, por përgjithësisht e qetë është mbushur me llogore dhe fortifikime nga të dyja palët.
Fotot e mëposhtme tregojnë kampin ukrainas, që së fundmi është përgatitur edhe më fort për luftë, nisur nga fakti që Rusia ka përqëndruar rreth 100 mijë ushtarë disa kilometra më në lindje të tyre.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/19/auto_-640-0-61e855876798f1642616378.jpeg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/19/auto_-640-0-61e85586cbb951642616383.jpeg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/19/auto_-640-0-61e85586a354d1642616385.jpeg)