Mbi 190 mijë raste të reja dhe 380 viktima nga Covid në Itali

Evropë

Mbi 190 mijë raste të reja dhe 380 viktima nga Covid në Itali

Më: 19 janar 2022 Në ora: 22:24
Ilustrim

Në njëzet e katër orët e fundit në Itali janë regjistruar 192 320 raste me koronavirus dhe kanë humbur jetën 380 persona.

Në repartet e terapisë intensive në vend aktualisht ndodhen 1688 pacientë me Covid 19, ndërsa në repartet e spitaleve janë 19 500.

Në këtë fazë janë 2,626,590 persona Covid pozitiv në të gjithë vendin.

Shumica e rasteve sot janë raportuar në rajonet më të mëdha të Milanos, Venecias dhe Bolonjës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat