Dita vendimtare për Abazoviqin, sot do të votohet për shkarkimin e tij

Evropë

Dita vendimtare për Abazoviqin, sot do të votohet për shkarkimin e tij

Më: 24 janar 2022 Në ora: 16:13
Dritan Abazoviq

Qeveria e Malit të Zi, në një mbledhje nëpërmjet telefonit, do të votojë sot për propozimin e Kryeministrit Zdravko Krivokapiq, që Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Këshillit Kombëtar për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë, bën të ditur Radio Televizioni i Nikshiqit.

Sipas këtij televizioni, “duke pasur parasysh që shumica e ministrave në qeveri e mbështesin e Krivokapiqin”, është realiste që ky propozim të kalojë në mbledhjen telefonike të Qeverisë së Mali të Zi.

Ky Këshill,  në krye të të cilit është Abazoviq është themeluar në dhjetor të vitit 2020. Propozimi i Dritan Abazoviq që Mali i Zi të ketë një qeveri të pakicës, ka nxitur tensione në Mal të Zi.

Krivokapiq, i cili mund të shkarkohet në fillim të shkurtit, po e lufton Zëvendësin e tij Abazoviq. Ai ka propozuar që Abazoviq ta shkarkohet nga posti i Zëvendëskryeministrit, por për këtë duhet të ketë votim në Parlament.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat