Lorenzo Gazzano, 10 vjeç, është viktima më e re nga Covid-19 në Piemonte të Italisë.
10-vjeçari ndërroi jetë në një spital në Torino, ku nuk mundi t’i mbijetonte një sulmi në zemër nga Covid-19, edhe pse ai nuk vuante nga asnjë sëmundje shoqëruese e rëndë.
“Ai mbërriti këtu në kushte shumë të rënda, ne provuam një trajtim specifik anti-Covid deri në dializë.
Sulmi i virusit në zemër ishte i vrullshëm, nuk kemi parë kurrë një ecuri të ngjashme”, shpjegojnë mjekët që u përpoqën ta shpëtonin.