Papa Françesku u ka thënë prindërve që t’i mbështesin fëmijët e tyre nëse janë homoseksualë.
85 vjeçari u bërë thirrje familjeve që të mos i dënojnë kurrë fëmijët për çfarëdo arsye, përfshirë edhe orientimin e tyre seksuale.
Gjatë audiencës javore në Vatikan, Françesku zbuloi se vuan nga problemet me një ligament në gjurin e tij të djathtë që pengon lëvizjen e tij.
Papa u lut gjithashtu për paqen në Ukrainë, duke bërë thirrje që dialogu të mbizotërojë mbi interesat partiake në mënyrë që të zgjidhet ngecja e Perëndimit me Rusinë, shkruan DailyMail.