Një ditë pas shpërthimit të fuqishëm në një pallat në qendër të Athinës, hetimet e fundit tregojnë se shkak i zjarrit nuk është rrjedhja e gazit siç u fol dje nga ekspertët, por shpërthimi i një bombole gazi.
Zjarri u shkaktua nga shpërthimi i bombolës së gazit në apartamentin e 78-vjeçarit, i cili u plagos ditën e djeshme, shkruajnë mediet qinje.
"Të dhënat e fundit përmbysin atë që dinim deri më tani për shpërthimin, sepse pallati numër 3 në "Avenue Syggrou" ku ndodhi shpërthimi nuk ka sistem gazi. I pajisur me sistem gazi është pallati numër 7. Mesa duket, vala e fortë nga shpërthimi i pallatit 3 ka shkaktuar rrjedhjen e gazit në pallatin numër 7", citon protothema.gr.
Ekspertët vlerësojnë se shpërthimi në godinën numër 3 është shkaktuar nga një bombol gazi, e cila mund të jetë përdorur nga 78-vjeçari i plagosur që banonte në pallat.
Në dëshminë e tij, 78-vjeçari tha se gjatë mbrëmjes kishte ndjerë një erë të fortë gazi në banesë, por nuk i kushtoi vëmendje.
Siç tha ai në mënyrë karakteristike, ajo që nuk mban mend është nëse shpërthimi është shkaktuar nga shkëndija që është krijuar nga ndezja e çelësit të dritës apo më vonë kur i moshuari ka ndezur cigare.