​59 të vdekur nga COVID-19 sot në Kroaci

Evropë

​59 të vdekur nga COVID-19 sot në Kroaci

Më: 27 janar 2022 Në ora: 13:18
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 10.500 raste të reja të infektimit me koronavirus, të testuar vetëm me test PCR.

Ndërsa 59 persona kanë vdekur, njoftoi Shtabi i Mbrojtjes Civile.

Janë rreth 6.600 raste pozitive në testet e shpejta të antigjenit, që është një total prej më shumë se 17.000.

Numri i të infektuarve aktivë është 67.376 në total. Ndër ta, 2.006 pacientë janë në spital, nga të cilët 185 në respiratorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat