Policia ukrainase ka njoftuar se ka arrestuar ushtarin e Gardës Kombëtare, Artem Ryabchuk, i cili qëlloi rojet e sigurisë në një fabrikë ushtarake për arsye të panjohura, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur pesë të tjerë.
Të shtënat ndodhën sot në mëngjes në Dnipro, në fabrikën e raketave “Pivdenmash”, gjatë dorëzimit të armëve te rojat.
Policia njoftoi se katër ushtarë dhe një grua civile janë në mesin e viktimave, raporton The Guardian.
Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se nuk ka shenja të menjëhershme për motivin e mundshëm të sulmit që e kreu ushtari.
Sipas ministrit ukrainas të Punëve të Brendshme, Denys Monastyrsky, një komision do t’i hetojë shkaqet që çuan në veprimin e ushtarit dhe do ta vlerësojë gjendjen mendore të tij, kur i ishte lëshuar leja për armë.