Vuçiqit i vdes gruaja e parë, këto janë fjalët e tij

Evropë

Vuçiqit i vdes gruaja e parë, këto janë fjalët e tij

Më: 29 janar 2022 Në ora: 20:55
Ksenija Vuçiq

Ka vdekur ish-gruaja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq – Ksenija Vuçiq, në moshën 56-vjeçare.

Për vdekjen e saj lajmin e ka bërë të ditur vetë Vuçiq, në llogarinë e tij në Instagram.

“Sonte në Beograd, papritmas, në moshën 56-vjeçare ka ndërruar jetë Ksenija Vuçiq, nëna e dy fëmijëve tanë, Danilo dhe Milica, dhe gruaja ime e parë. Më vonë do të informojmë familjen dhe miqtë për vendin dhe datën e varrimit”, ka shkruar Vuçiq.

Ksenija kishte lindur në vitin 1968 në Beograd, ku edhe u diplomua për histori arti në Fakultetin Filozofik. Ajo punoi si gazetare prej 28 vitesh.

Ajo ishte ndarë me presidentin e Serbisë në vitin 2011 kurse kanë dy fëmijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat