​Stuhi në Skandinavi, një grua e moshuar humb jetën në Danimarkë

Evropë

​Stuhi në Skandinavi, një grua e moshuar humb jetën në Danimarkë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 18:34
Danimarkë

Të paktën një person vdiq, rrugët u përmbytën dhe mijëra familje mbetën pa energji elektrike gjatë stuhisë Malik në Suedi dhe Danimarkë, thanë autoritetet të dielën.

Një 78-vjeçare vdiq në Danimarkën qendrore pasi u përplas nga një erë kur hapi derën, tha policia daneze.

“Gruaja është nxjerrë jashtë nga era, ajo është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime”, tha policia.

Shërbimet meteorologjike suedeze dhe daneze paralajmëruan për rritjen e nivelit të detit dhe vlerësuan se era gjatë natës kishte fuqinë e një uragani.

Ura Oresund 7.8 kilometra e gjatë, e cila lidh Danimarkën dhe Suedinë, ishte e mbyllur për trafikun nga mbrëmja e së shtunës deri të dielën në mëngjes.

Autoritetet suedeze të trafikut kanë këshilluar qytetarët që të mos udhëtojnë gjatë fundjavës për shkak të pemëve të rrëzuara.

Në Malme, në jug të Suedisë, shërbimet e shpëtimit këshilluan qytetarët që të shmangnin rrokaqiellin Turning Torso pasi ishte dëmtuar nga stuhia dhe pjesë të strukturës mund të shemben.

Në Suedinë jugore dhe qendrore, dhjetëra-mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, kanë njoftuar furnizuesit e E.ON, Ellevio et Vattenfall, përcjell Reuters.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat