Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch Zvicra pas dy vitesh përballët me luftën CoVID-19 me një bilanc tragjik me 2 131 077 raste të infektuar dhe me 12 680 të vdekur në mesin e tyre edhe 500 shqiptarë.
Të vaksionuar me një dozë: 6.045.367 kurse komplet (me dy doza) 5.898.367 qytetarë në Zvicër prej 8.647.000 banorë.
Certifikata Covid dhe kufizimet e grumbullimit mund të hiqen brenda dy javësh, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Çështja e mbajtjes së maskës mbetet për t’u zgjidhur.
Alain Berset dëshiron të flasë për një “ditë gëzimi” në vend të çlirimit. 16 shkurti mund të shënojë fundin e shumicës së kufizimeve të lidhura me pandeminë.
Ndërsa fundi i punës së detyrueshme në telekomunikacion dhe karantina për rastet e kontaktit duhet të shpallet të mërkurën, ministri i Shëndetësisë do të shqyrtojë përshpejtimin e mëtejshëm të heqjes së masave.
Ai me të vërtetë do të donte të hiqte certifikatën Covid si dhe kufizimet e grumbullimit brenda dy javësh.
Një procedurë konsultimi me kantonet do të nisë të mërkurën për një njoftim të planifikuar për 16 shkurt dhe zbatim në të njëjtën ditë. Kushti kryesor do të jetë padyshim që situata epidemiologjike të mbetet e favorshme dhe për rrjedhojë të mos përkeqësohet.
Përfundimi i detyrimit për të mbajtur maskë në vende publike të mbyllura, pra në dyqane dhe transport, do të ishte ende i pasigurt.