Një fëmijë 2 vjeç humbi jetën pasi ishte infektuar me covid. E vogla kishte mbërritur mbrëmë në spitalin Bambin Gesu, në Romë, në gjëndje të rëndë nga Katanzaro.
Mjekët kishin konstatuar që në fillim se e vogla kishte qenë në gjëndje të rëndë për jetën për shkak të një insuficence respiratore.
E vogla kishte mbërritur e intubuar dhe në kushte të dëshpëruara për jetën.
“Vajza humbi jetën pak orë pasi mbërriti në spital thuhet në njoftimin e spitalit.
“Do të jesh një ëngjëll i mrekullueshëm në kopshtin e ëngjëjve të vegjël” shkruan kryetari i bashkisë së komunës.