​Putin e Macron diskutuan për Ukrainën

Evropë

​Putin e Macron diskutuan për Ukrainën

Më: 31 janar 2022 Në ora: 22:05
Putin, Macorn

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron zhvilluan sot një bisedë telefonike mbi situatën në Ukrainë, si dhe për garancitë e sigurisë të propozuara nga Moska, njoftoi sot Kremlini.

Në deklaratë thuhet se Moska dhe Parisi do të shqyrtojnë mundësinë e një takimi Putin-Macron.

“Palët ranë dakord për kontakte të mëtejshme telefonike”, thuhet në deklaratë.

Kjo është biseda e dytë telefonike mes Putinit dhe Macron në pak më shumë se tri ditë, përcjell Reuters.

Putin të premten i kishte thënë Macron se përgjigjet e SHBA-së dhe NATO-s ndaj propozimeve ruse për sigurinë nuk adresonin "shqetësimet kryesore" të Moskës dhe se ai nuk dëshiron përshkallëzimin e situatës në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat