Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është duke shkuar për vizitë zyrtare në Ukrainë. Ai do të takohet edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Vizita e Johnson përkon me kohën kur Mbretëria e Bashkuar e ka bërë të ditur se do të ndajë fonde prej 88 milionë eurove si mbështetje për Ukrainën, si dhe për të ndihmuar në uljen e varësisë së saj nga furnizimet ruse të energjisë.
Johnson ka thënë se është e drejt e çdo ukrainasi që të përcaktojë se do të qeveriset vendi i tij, shkruan SkyNews.
“Si një mike dhe një partnere demokratike, MB do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin e Ukrainës përballë atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë”, ka thënë Johnson.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të tërhiqet dhe të angazhohet në dialog për të gjetur një zgjidhje diplomatike”.