Një përpjekje e Sigurimeve Shëndetësore të Austrisë nga fundi i vitit të kaluar për të bindur personat e pa vaksinuar që të marrin një vaksinë kundër koronavirusit me një letër personale ka qenë një dështim i madh.
Të gjithë banorët e Austrisë, të cilët nuk ishin vaksinuar deri në fund të nëntorit, morën një letër me datën personale të vaksinimit në fund të vitit 2021 dhe një letër të tillë e morën rreth 980 mijë persona.
Sipas të përjavshmes “Profil”, thuajse mazhoranca e qartë e ka shpërfillur ftesën personale.
Në provincën e Vorarlberg, për shembull, vetëm 400 nga 66.794 qytetarët që morën letrën erdhën për vaksinim, që është 0.6 për qind.
Shifrat nuk janë shumë më të mira as në Vjenë, pasi qyteti ndryshoi datat për 304.000 njerëz të pa vaksinuar midis 9 dhe 16 dhjetor.
Bazuar në të dhënat zyrtare, në ato ditë nuk u regjistrua asnjë rritje e konsiderueshme në marrjen e dozave të para.