Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku babai ka vrarë djalin e tij në moshën 24 vjeçare.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Raffadali, në zonën Agrigento, ku ka mbetur i vdekur Vincenzo Gabriele Rampello.
Nuk dihet arsyeja e ngjarjes ndërsa policia po heton rrethanat e vrasjes.
Ndërkohë, Gaetano Rampello, 57 vjeç, i cili ishte ndihmës shefi i koordinatorit të policisë së shtetit në shërbim të Departamentit të 10-të Mobile të Katanias, është arrestuar.
Ai është kapur nga autoritetet ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi.