​Adoleshentja nga Belgjika udhëtoi vetëm nëpër botë me aeroplan ultra të lehtë për 155 ditë

Evropë

​Adoleshentja nga Belgjika udhëtoi vetëm nëpër botë me aeroplan ultra të lehtë për 155 ditë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:32
Zara Rutherford

Zara Rutherford nga Belgjika theu rekordin pasi u bë më e reja që udhëtoi nëpër botë me një aeroplan ultra të lehtë për 155 ditë, raportoi portali Focus to Belgium.

Ajo u nis në gusht, duke përshkuar 52.000 kilometra, duke fluturuar mbi pesë kontinente dhe më shumë se 40 vende.

Udhëtimi fillimisht ishte menduar të zgjaste tre muaj pa ndryshime të papritura të kushteve të motit dhe pengesa të tjera.

Megjithatë, udhëtimi u vonua për shkak të karantinës së vendosur në disa vende për shkak të koronavirusit dhe problemeve të tjera, si viza për të hyrë në Rusi dhe zjarret në pyje në Kaliforni.

Ajo fluturoi me Shark Ultralight, i cili konsiderohet avioni më i shpejtë ultra i lehtë, me peshë rreth 325 kilogramë dhe që mund të arrijë shpejtësinë 300 kilometra në orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat