Supermarketet në Mbretërinë e Bashkuar po vendosin kamera për të gjetur moshën e blerësve të alkoolit

Evropë

Supermarketet në Mbretërinë e Bashkuar po vendosin kamera për të gjetur moshën e blerësve të alkoolit

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 06:44
Foto ilustrim

Zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar testimin e një sistemi të automatizuar të verifikimit të moshës, për të ulur kohën që stafi kontrollon moshën e personit që blen alkol.

Gjatë testimit do të përdoren kamera që mund të vlerësojnë moshën e çdo klienti. Kamerat  janë pjesë e një testi të teknologjive të Home Office për të ndihmuar në shitjen e alkoolit.

Rrjetet e supermarketeve Asda, Co-op dhe Morrisons po instalojnë sistemin në disa dyqane.

E njëjta teknologji përdoret tashmë në dyqanin pa arka të rrjetit të supermarketeve Aldi në Londër. Nëse klientët pranojnë, kamera do të gjej moshën e tyre, duke përdorur algoritme të trajnuara në një bazë të dhënash të fytyrave anonime raporton gazetarja Jane Wakefield e “BBC-së”. Nëse vendos se janë nën 25 vjeç, ata do të duhet t’i tregojnë një kartë indetiteti një anëtari të stafit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat