Spanja heq mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të jashtme

Evropë

Spanja heq mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të jashtme

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 07:39
Ilustrim

Spanja javën e ardhshme do të heqë mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të hapura, vendim që e mori në fund të vitit të kaluar me qëllim të ndalimit të përhapjes së llojit Omicron të koronavirusit të koronavirusit të ri (COVID-19) në këtë vend.

Pas konfirmimit se niveli i infeksionit ka arritur kulmin, qeveria spanjolle do të heqë nga e marta e ardhshme mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të hapura.

Mbajtja e maskave do të mbetet e detyrueshme në hapësirat publike të mbyllura, përfshirë transportin publik, por edhe jashtë, kur qytetarët nuk mund të mbajnë një distancë prej 1,5 metrash nga njëri-tjetri.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë spanjolle tregojnë se përhapja e virusit u përshpejtua në nëntor dhe arriti kulmin më 21 janar, kur në një periudhë dyjavore u regjistruan 3.418 infeksione të reja për 100.000 banorë.

Të enjten, numri ra në 2.420 të infektuar për 100.000 banorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat