Festivali i Dritave i Kopenhagës u hap këtë fundjavë, disa ditë pasi Danimarka e largoi shumicën e masave anti COVID, të martën.
Po ashtu, është rritur edhe numri i veprave që do të ekspozohen nga 36 sa ishin planifikuar në fillim, tani do të shfaqen 50 sosh.
Organizatorët thonë se ky është festivali më i madh i dritës në Evropë.
Veprat e artit janë të ekspozuara në të gjithë kryeqytetin, mbi 500,000 njerëz prite të vizitojnë festivalin gjatë tre javëve, shkruan AP.