​95 të vdekur nga COVID-19 sot në Greqi

Evropë

​95 të vdekur nga COVID-19 sot në Greqi

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë konfirmuar 95 vdekje të reja si pasojë e koronavirusit dhe 10.985 raste të reja pozitive, sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY).

Në njësitë e kujdesit intensiv të intubuar (ICU) po trajtohen 551 pacientë. 

Nga gjithsej 10.985 raste të reja, 61 janë të importuara, nga të cilat 57 janë zbuluar pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

Mosha mesatare e rasteve është 35-vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjeve është 78-vjeç.

Gjithashtu, nga dita e hënë, 7 shkurt, masat ekzistuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri mbeten në fuqi deri të hënën, më 14 shkurt.

Nga 31 janari u lirua orari i restoranteve dhe ambienteve argëtuese, u lejua sërish muzika, por këto ambiente janë të detyruara të funksionojnë vetëm me distanca ndenjëse dhe maksimumi 6 persona për tavolinë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat