​Gjermania do të dërgojë rreth 350 ushtarë shtesë në Lituani

Evropë

​Gjermania do të dërgojë rreth 350 ushtarë shtesë në Lituani

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 20:10
Kristin Lambrecht

Gjermania do të dërgojë rreth 350 ushtarë të tjerë në Lituani, tha sot ministrja e Mbrojtjes Kristin Lambrecht.

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë njoftoi se trupat shtesë do të fillojnë të vendosen më 14 shkurt, raporton Reuters.

Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë Arvidas Anusauskas e përshëndeti lajmin si një sinjal të rëndësishëm.

“Gjermania, si vendet e tjera të NATO-s, po dërgon përforcime sepse situata e sigurisë në rajon është shumë e tensionuar. Shqetësimi ynë për sigurinë tonë nuk po zvogëlohet," tha Anusauskas për agjencinë e lajmeve BNS.

NATO ka dislokuar katër njësi luftarake shumëkombëshe me rreth 5.000 trupa në Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni.

Ata u dërguan në përgjigje të aneksimit të Krimesë nga Moska nga Ukraina në vitin 2014.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat