Kanë mbërritur në Rumani ushtarët e parë amerikanë, të dërguar nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Kjo lëvizje ushtarake sipas Biden do të shërbejë për forcimin e aleatëve në frontin lindor në dritën e krizës ukrainase, raporton atsh.
Sipas ministrit rumun të Mbrojtjes, Vasile Dincu, 100 ushtarët amerikanë janë të angazhuar në vendin ballkanik në aktivitete logjistike, së bashku me trupat rumune.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dërgojnë gjithsej 3 mijë ushtarë në Poloni dhe Rumani.