Në këtë shtet kush vaksinohet kundër Covid dhe është mbi 60 vjeç, fiton një telefon

Evropë

Në këtë shtet kush vaksinohet kundër Covid dhe është mbi 60 vjeç, fiton një telefon

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka gjetur një mënyrë të re për të bindur personat mbi 60-vjeç të vaksinohen kundër Covid-19.

Sipas tij, cilido qytetarë mbi 60 vjeç që pranon të vaksinohet kundër Covid-19 do të pajiste me një telefon falas.

“Dy vite më parë nisëm kurset e edukimit digjital për të moshuarit, ndërsa në pranverë nisëm një program të ri qeveritar. “Ukrainasit që janë vaksinuar dhe janë mbi 60 vjeç do të marrin një telefon celular modern të cilësisë falas,” tha presidenti ukrainas në forumin e Samitit Diia të ministrisë së digjitalizimit.

Mësohet se masa do hyjë në fuqi në fillim të pranverës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat