Italia po vazhdon të regjistroj numër të lartë të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.
Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 101 mijë e 864 raste të reja me koronavirus nga 999 mijë e 95 teste të kryera.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se si pasojë e Covid-19 kanë vdekur 415 qytetarë.
Shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv u ulën me 47, kurse në pavijonet e tjera Covid u liruan 338 pacientë.
Në reanimacion ndodhen 1,376 pacientë kurse në pavijonet e tjera me simptoma janë 18,337 pacientë.
Që në fillim të pandemisë Italia ka regjistruar 11,765,767 raste pozitive me COVID kurse rastet aktive aktualisht janë 1,927,800. Të shëruarit janë 9,688,455.