Zbulohet pse u përdor tavolina jashtëzakonisht e gjatë në takimin Putin-Macron

Evropë

Zbulohet pse u përdor tavolina jashtëzakonisht e gjatë në takimin Putin-Macron

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 22:55
Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron të ulur në këndet e kundërta të një tavoline jashtëzakonisht të gjatë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij Emmanuel Macron u takuan këtë javë në Moskë. Dyshja biseduan të ulur në këndet e kundërta të një tavoline jashtëzakonisht të gjatë.

Kremlini këtë të premte tha se arsye e kësaj tavoline jo të zakonshme ishte refuzimi i francezit për të bërë testin për Covid-19 në Moskë.

“Disa liderë ndjekin rregullat e tyre dhe nuk ndërveprojnë me palën pritëse për sa i përket shkëmbimit të testeve”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimirtry Peskov.

“Është një praktikë normale në mbarë botën. Megjithatë, në këtë rast, zbatohet një protokoll shtesë për mbrojtjen e shëndetit të presidentit tonë dhe mysafirëve tanë, që do të thotë distancë më e madhe fizike”, theksoi ai.

Moska zyrtare këmbnguli se hapësira fizike mes tyre “nuk pengoi negociatat”.

Një burim i ekipit të Macron i tha Reuters se presidenti kishte refuzuar të bënte një test PCR në Moskë pasi Franca nuk donte që rusët të merrnin mostrat e ADN’së së Macron.

Burimi tjetër tha se Macron ishte testuar përpara udhëtimit dhe kishte një test antigjeni të bërë nga mjeku i tij në Rusi.

Tavolina jashtëzakonisht e gjatë nxiti një numër të madh shakash në rrjetet sociale.

Macron udhëtoi në Moskë të hënën për të diskutuar tensionet aktuale midis NATO’së dhe Rusisë rreth Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat