Edhe Gjermania kërkon që qytetarët e saj të ikin menjëherë nga Ukraina

Evropë

Edhe Gjermania kërkon që qytetarët e saj të ikin menjëherë nga Ukraina

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Qytetarët gjermanë duhet të largohen nga Ukraina sa më parë, nëse prania e tyre nuk kërkohet në vend, ka thënë ministria gjermane e Punëve të Jashtme.

“Ne po paralajmërojmë që të mos ketë udhëtime për në Ukrainë. Nëse jeni aktualisht në Ukrainë, kontrolloni nëse kërkohet prania juaj. Nëse jo, largohuni sa më parë”.

“Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës kanë vazhduar të rriten ditët e fundit mes pranisë dhe lëvizjeve masive të njësive ushtarake ruse pranë kufijve të Ukrainës. Një konfrontim ushtarak nuk mund të përjashtohet”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie në uebsajt.

Konsullata e Përgjithshme Gjermane, në Ukrainë, është mbyllur përkohësisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat