Rusia mohon deklaratat e ShBA-së për pushtimin e Ukrainës

Evropë

Rusia mohon deklaratat e ShBA-së për pushtimin e Ukrainës

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Ambasadori rus në ShBA, Anatoly Antonov, ka hedhur poshtë paralajmërimet e ShBA-së se Moska po planifikon të pushtojë Ukrainën dhe akuzoi SHBA-në për përhapjen e “alarmit” pa asnjë provë.

"Deklaratat në Washington tregojnë se SHBA-ja ka intensifikuar fushatën e saj propagandistike kundër vendit tonë.

Ajo dëshiron të krijojë përshtypjen se agresioni është “i pashmangshëm", shtoi ai.

Ndërkohë, shumë shtete kanë filluar t’iu bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që ta lënë Ukrainën, përfshirë edhe Shqipërinë, mes frikës nga pushtimi rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat