Lufta e Tretë Botërore mund të jetë më afër nga sa e kishim menduar. Informacione nga CIA amerikane bëjnë të ditur se nga momenti në moment pritet një sulm nga Rusia.
Revista gjermane Der Spiegel bën me dije se shërbimi i inteligjencës dhe ushtria amerikane informuan të premten qeverinë federale dhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s.
SHBA gjithashtu ka dhënë shumë detaje duke përshkruar rrugët e një pushtimi rus dhe detyrat që do të ndërmarrë çdo njësi por për shkak të sekretit kanë vendosur që të mos i bëjnë me dije.
Një thirrje për t’u larguar menjëherë nga Ukraina kanë marrë edhe qytetarët vendas.
“Nëse ka një sulm rus në Ukrainë, ka të ngjarë të fillojë me sulme ajrore dhe sulme me raketa që padyshim mund të vrasin civilë pa marrë parasysh kombësinë e tyre”, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.