Do të nisë evakuimi i Kievit/ Ukrainën e zë frika, përgatitet për pushtimin rus

Evropë

Do të nisë evakuimi i Kievit/ Ukrainën e zë frika, përgatitet për pushtimin rus

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Sapo është miratuar plani për të evakuuar banorët e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. 

Frika nga pushtimi rus po shtohet dita ditës më shumë, me disa media që thonë se Putin do sulmojë javën që vjen.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klichko tha se autoritetet e kryeqytetit ukrainas kanë miratuar një plan evakuimi në rast të një pushtimi nga Rusia.

“Shërbimet e qytetit po punojnë tashmë për të parandaluar një situatë emergjente të natyrës ushtarake. Përpjekjet tona janë të drejtuara në parandalimin ose tejkalimin e provokimeve të mundshme dhe përballimin e një sulmi ushtarak. Ne veprojmë në përputhje me një plan të qartë”, thuhet në njoftim.

Shqetësimet për përgatitjet e supozuara të Moskës për një pushtim të Ukrainës janë shprehur së fundmi në Perëndim dhe në Kiev, shkruajnë mediat e huaja.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cilësoi këto deklarata si një përshkallëzim të zbrazët dhe të pabazë të tensionit, duke theksuar se Rusia nuk përbënte asnjë kërcënim për askënd.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat