Më shumë se 800 familje që përballen me kohë të vështira do të marrin pushime dhe udhëtime falë një fondi të ri qeveritar.
Prindërve, kujdestarëve dhe të rinjve që përjetojnë vështirësi do t’u jepen pushime në Angli gjatë muajve të ardhshëm.
Iniciativa prej 700 mijë eurosh e quajtur “Anglia për të gjithë” – e cila financohet nga Departamenti për Digjitalizëm, Kulturë, Media dhe Sport – do t’i lejojë ata që kanë mungesa financiare si dhe ata që përballen me sëmundje, izolim ose humbje, të largohen nga realiteti i përditshëm.
Drejtuar në partneritet me VisitEngland dhe Family Holiday Charity, fondi do të ofrojë udhëtime në kampingje, shtëpi, karvane dhe shtëpiza në të gjithë vendin.
Do të sigurohen kupona për pushime për të ndihmuar në mbulimin e transportit, akomodimit dhe ushqimit për udhëtimet, raporton Sky News.
Qeveria vuri në dukje një studim nga Family Holiday Charity që tregon se pushimet e shkurtra mund të kenë përfitime të mëdha, me 85 përqind të familjeve që tregojnë se fëmijët që kishin një pushim shkonin në shkollë më rregullisht.
Organizata bamirëse ka ndihmuar më shumë se 48 mijë familje që nga fillimi më 1975, me kriteret e saj të pranueshmërisë duke përfshirë të ardhurat e ulëta dhe faktorë të tjerë si sëmundje afatgjatë, humbje, paaftësi, abuzim në familje ose përgjegjësi shtesë përkujdesjeje.