Duke u frymëzuar nga protesta e “KARVANIT të Lirisë” në Kanada, mijëra protestues me makina, autobusë dhe automjete të tjera bllokuan rrugët kryesore Parisit për të kundërshtuar vaksinimin me detyrim dhe kufizimet e pandemisë.
Rreth 7 mijë oficerë të policisë, krijuan një kordon të gjatë për të ndaluar hyrjen e mjeteve dhe protestuesve nga qytetet e tjera. Por një gjë e tillë u kundërshtua nga demonstruesit të cilët hodhën sende të forta duke kaluar bllokadën.
Situata u përshkallëzua në përplasje të mëdha, ku policia përdori edhe gazlotsjellës
Autoritetet bënë të ditur se u arrestuan 54 persona, u vendosen 337 gjoba, ndërsa rreth 500 automjete ishin ndaluar pasi u përpoqën të hyjnë në Paris.
Franca kërkon pasaportën e vaksinimit për të aksesuar në vendet publike, kafenetë, restorantet dhe muzetë. Mirëpo disa zyrtarë të bashkimit evropian kanë deklaruar se pandemia ka pasur një rrënie të dukshme.
Komisioneri i Ekonomisë i BE-së, Paolo Gentiloni nënvizoi se nuk është më e arsyeshme që vaksinimi të jetë me detyrim.
Ndërkohë, përtej Atlantikut, një nga urat që lidh shtetet e bashkuara të amerikës me kanadanë vijon të mbetet e bllokuar. Forca të shumta policie tentuan të shpërndajnë protestën e “karvanit të lirisë”, por pa sukses.
Mijëra njerëz dolën po ashtu në qytetet më të mëdha kanadeze, duke përfshirë kryeqytetin, Otava, duke kundërshtuar kufizimet e koronavirust e duke e quajtur marshimin e tyre një tubim në mbrojtje të Lirisë.