Hise të mëdha të Spanjës goditen nga ndryshimi klimatik

Evropë

Hise të mëdha të Spanjës goditen nga ndryshimi klimatik

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Hise të mëdha të territorit të Spanjës janë goditur nga thatësira e madhe, derisa vëllimi i reshjeve të shiut është trefish më i ulët sivjet se mesatarja e viteve të fundit. Niveli i ulët i rezervuarëve të ujit ka bërë që fshatra të tëra të braktisen kur luginat u vërshuan për t’i kthyer në diga hidroelektrike.

Në Lindoso janë shpërfaqur rrënojat e fshatit të vërshuar tri dekada më parë kur zona ishte kthyer në hidrocentral. Megjithëse Gadishulli Iberik vazhdimisht është përballur me mot të thatë, ekspertët thonë se ndryshimi klimatik e ka përshkallëzuar gjendjen. Më së shumti po e pësojnë pronarët e fermave të mëdha.

Dhe sherri i thatësisë, tokat me drithëra pritet të mos jenë produktive sivjet krahasuar me vitet e mëhershme.

Spanja sivjet ka regjistruar vetëm 35 për qind të sasisë së reshjeve krahasuar me mesataren vjetore gjatë viteve 1981-2010. Nëse edhe pranvera do të jetë e thatë, situata do të përkeqësohet edhe më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat