Në dy ditët e vikendit e tërë vëmendja ka qenë nga Ukraina e Rusia nga rreziku i shpërthimit të mundshëm të luftës së Tretë Botërore.
Situata në Ukrainë, u tensionua pasi që SHBA-të konfirmuan se kanë të dhëna mbi një plan të mundshëm rus, i cili parashikon mësymjen në Ukrainë brenda javës së ardhshme, për çka edhe tërhoqi truapat e saj nga Ukraina.
Në tërë këtë situatë, një gazetarit që ndodhet në Kiev, për të raportuar çfarë po ndodh atje, i ndodhi një situatë qesharake që e pengoi të shkruajë.
Shaun Walker, gazetar i njohur dhe kolumnist i medias britanike “The Guardian”, u pengua të shkruajë nga seksi i zhurmshëm i një çifti ngjitur me dhomën e tij.
Pavarësisht seriozitetit të situatës gazetari Walker e përdori këtë “pengesë” për të argëtuar ndjekësit e tij në Twitter.
“Pavarësisht paralajmërimit për një pushtim tërësor rus, çifti ngjitur me dhomën time të hotelit, vazhdon të bëjë seks të egër e të zhurmshëm, ndërkohë që unë përpiqem të shkruaj historinë time”, shkruan Walker në Twitter.
Postimi i tij, është bërë viral në rrjet, duke u komentuar e shpërndarë shumë.
“Do ta hetosh më tej”, u shkruan një koleg i tij nga media “Politico”, Stuart Lau.