“Nuk mund ta lë, Ukraina është shtëpia ime”, rrëfimi i mësuesit 48 vjeçar për gjendjen atje

Evropë

“Nuk mund ta lë, Ukraina është shtëpia ime”, rrëfimi i mësuesit 48 vjeçar për gjendjen atje

Nga: G.B Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 15:32
Neil Reavely

Shumë vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina, ndërsa kërcënimi i një pushtimi rus rritet.

Por disa - si mësuesi i anglishtes Neil Reavely - po zgjedhin të qëndrojnë. 48-vjeçari jeton në Dnipro, në Ukrainën qendrore, për më shumë se 11 vjet, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Ai ka dy fëmijë të vegjël, tre dhe katër vjeç, të cilët janë britanikë dhe është në proces divorci nga gruaja e tij, kështu që thotë se duhet të qëndrojë në Ukrainë ndërsa po përpiqet të marrë kujdestarinë.

"Ky qytet është shtëpia ime, pasi kam hequr dorë nga gjithçka për të lëvizur këtu", tha ai për BBC.

"Kam bërë shumë miq këtu - të gjithë vendas. Unë njoh vetëm një britanik këtu", shtoi ai.

Me shumë fluturime të anuluara, Neil vuri gjithashtu në dyshim se si pritej që britanikët të largoheshin nga vendi.

"Njerëzit në Dnipro janë mjaft të qetë për të gjithë situatën - kjo është përshtypja e jashtme, një lloj stoicizmi", thotë ai.

 "Ata kanë jetuar me këtë kërcënim të vazhdueshëm nga Rusia që kur rajonet e Donetsk dhe Luhansk u aneksuan nga Rusia [në 2014]."

Ndërsa familja e tij në MB është e shqetësuar, Neil thotë se njerëzit në Dnipro po përpiqen të vazhdojnë jetën normale dhe "shumica e njerëzve këtu nuk mendojnë se asgjë do të ndodhë".

"Njerëzit vazhdojnë të shkojnë në festa. Unë supozohet të shkoj në futboll nesër", thotë ai.

"Shkollat ​​janë të hapura si zakonisht. Tregjet janë të hapura. Askush nuk po i paketon dyqanet. Është vetëm një ditë tjetër me Rusinë si fqinj", ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat