Rusia do të përgjigjet nëse qytetarët vriten në Ukrainën lindore

Evropë

Rusia do të përgjigjet nëse qytetarët vriten në Ukrainën lindore

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Rusia do të “përgjigjet” nëse qytetarët rusë fillojnë të vriten kudo, përfshirë në rajonin rebel të Donbasit të Ukrainës.

Kështu tha agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar të dërguarin rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, shkruan Aljazeera.

“Ne nuk do të pushtojmë Ukrainën nëse nuk provokohemi ta bëjmë këtë,” tha Chizhov.

“Nëse ukrainasit nisin një sulm kundër Rusisë, nuk duhet të habiteni nëse ne kundërsulmojmë. Ose, nëse ata fillojnë të vrasin hapur qytetarët rusë kudo – Donbass apo kudo.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat