Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell thotë se duhet pranuar që të gjithë kanë shqetësime për sigurinë, përfshirë Rusinë.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme i thotë BBC-së se "për të përmbushur shqetësimet e të gjithëve, e vetmja mënyrë është të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë".
Duke adresuar një shqetësim kryesor rus - mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën ushtarake të NATO-s - Borrell thotë se vendi nuk është ende anëtar, përcjell Bota sot.
"Është një mundësi," thotë ai, "por në terma praktike sot Ukraina nuk është anëtare e NATO-s".