Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani ka rënë, ndërsa qeveria planifikon lehtësimin e masave.
Mbi 76 mijë raste u raportuan të hënën, 20 për qind më pak se e hëna e javës së kaluar.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe krerët e shteteve federale do të takohen të mërkurën për të diskutuar lehtësimin e mundshëm.
Ka mundësi të hiqet kërkimi i certifikatës së gjelbër ose testi i COVID në dyqane.
Drafti i Qeverisë gjermane përfshinte lejimin e më shumë se 20 personave në tubime.
Në një fazë të dytë të lehtësimit, klubet e natës mund të rihapen dhe gjermanët e pavaksinuar do të lejohen në restorante nga 4 marsi, tregoi drafti i parë nga Reuters.
Mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura do të mbetet në fuqi.
Ministri i Financave, Christian Lindner, u bëri thirrje gjithashtu qeverive federale dhe shtetërore të vendosin për një lehtësim gjithëpërfshirës në takimin e tyre të mërkurën, duke shtuar se duhet të ketë një “ndryshim të dukshëm në jetën e përditshme”.