Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg për gazetarët në Bruksel tha se nuk kishin parë asnjë ç’tensionim nga ana e Rusisë në kufijtë me Ukrainën, tha ai.
Por shtoi: “shenjat” që vijnë nga Moska për përpjekjet diplomatike japin "disa arsye për optimizëm të kujdesshëm".
"Një çtensionim i vërtetë nënkuptonte një tërheqje të konsiderueshme të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga zonat kufitare me Ukrainën.
"Por Rusia ka ende kohë të tërhiqet, të ndalojë përgatitjen për luftë dhe të fillojë të punojë për një zgjidhje paqësore.
"Ka shenja nga Moska se diplomacia duhet të vazhdojë. Kjo jep bazë për optimizëm të kujdesshëm. Por deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në terren nga pala ruse" tha Stoltenberg për gazetarët, citon BBC.